“Kemi njoftuar se nuk do të marrim pjesë në pritjen për Mbretin"

“Kemi njoftuar se nuk do të marrim pjesë në pritjen për Mbretin”

Prefektja e Barcelonës, Ada Colau dhe presidenti i Parlamentit të Katalonisë, Roger Torrent, refuzuan që të presin mbretin e Spanjës, Felipen, në pritjen e organizuar për nder të tij.

Mbreti shkoi për vizitë në Kataloni, për të hapur një Panair të teknologjisë, ndërsa Colau dhe Torrent shkuan në pritje më vonë dhe ju shmangën takimit me mbretin.

“Kemi njoftuar se nuk do të marrim pjesë në pritjen për Mbretin, ngase është një gjë tjetër pritja institucionale, ndërsa dëgjueshmëria është një gjë krejt tjetër”, tha Colau para gazetarëve.

Sipas fjalëve të saj, roli i mbretit pas 1 tetorit, kur u zhvillua referendumi për pavarësinë e Katalonisë, ishte i papritur, ngase ai si shef i shtetit nuk u distancua nga polemika.

Qeveria e Spanjës e cilësoi si të papërgjegjshëm vendimin e zyrtarëve katalonas, duke theksuar se ky vendim shkakton përçarje në shoqëri.

Në pritje, mbreti Felipe mbajti një fjalim, në të cilin pjesëmarrësve ju dëshiroi mirëseardhje në Spanjë, Kataloni dhe në qytetin botëror, Barcelonë.

Ndërkohë, sipas hulumtimit më të ri të bërë nga Qendra e Qeverisë së Katalonisë për Hulumtimin e opinionit, mbështetja për pavarësinë e Katalonisë ka rënë në 40.8 për qind. Është kjo një rënie nga 48.7 për qind, sa ishte mbështetja për pavarësi në tetor të vitit të kaluar.