Çifi kanë një djalë së bashku

Çifi kanë një djalë së bashku

Mbretëresha më e bukur në botë është Jetsun Pema, është 28 vjeçare dhe pasi u martua u bë pjesë e familjes mbretërore. Jetsun mori një propozim fejese kur kishte vetëm 7 vjet. 

Tani  bashkëshortja e mbretit të Butanit , njihet si Mbretëresha e Dragoit dhe është shumë e popullarizuar në Instagram ku ka më shumë se 100 mijë ndjekës. Aty shfaq shumëçka nga përditshmëria e saj, përcjell rtv21.tv.

Sipas historisë së mbretëreshës më të bukur në botë, gjithçka filloi në vitin 1997, kur  ishte shëtitur me prindërit e saj. Ajo u takua me Jigme Khesar Namekr Wanghuck, i cili atë kohë ishte 17 vjeç. Ai përballë bukurisë së Jetsum Pema, ra në gjunjë dhe e pyeti nëse, kur të mbushte 18 vjeç, do ta donte që ta merrte atë për burrë.

“Shumë kanë idenë se një mbretëreshë duhet të jetë e bukur, elegante, unë kam gjetur gjithçka në një person dhe emrin i saj Jetsun Pema”, shpjegoi Jigme Khesar Namgyel Wanghuck në parlament pak pasi shpalli fejesën në gusht 2011.

Aktualisht, çifti mbretëror ka një djalë dyvjeç dhe spekulohet se ajo mund të jetë shtatzënë me një trashëgimtar të dytë./21Media