Në seancën ndaj dy ish- krerëve të Organizatës të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, mbrojtja e Gucatit tha se mbeten skeptik sa i përket çështjes së nxjerrjes së materialeve të tjera nga Prokuroria.

Gucati e Haradinaj po akuzohen për pengimin e administrimit të drejtësisë,“Ne mbetemi skeptik sa i përket sigurimeve të tjera të materialeve, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS)”, deklaroi avokati Jonathan Elystan Rees.

Ndërsa mbrojtja e Haradinajt, Toby Cadman tha se ZPS nuk e ka marrë seriozisht rrjedhën e nxjerrjes së informacionit sa i përket materialeve.

Ndërsa sipas Prokurorisë, hetimet e bëra nga Prokuroria kanë vërtetuar se aktakuzat e ngritura janë të përligjura, ka prova të mjaftueshme për të provuar përtej dyshimit të arsyeshëm, për të akuzuarit dhe se mbrojtja nuk duhet të vendosë se çka do të hetojë ZPS.

Dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës, Gucati e Haradinaj po vazhdojnë të mbahen në paraburgim.Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj ishin arrestuar më 25 shtator në Prishtinë, e më pas ishin transferuar në Hagë./kallxo