Mbrojtja e Selimit: Argumentet e Prokurorisë për “ndërmarrjen e përbashkët kriminale”, spekulime

Rexhep Selimi nuk ka pasur asnjë rol në përgatitjen e komunikatave. Kështu tha avokati i Selimit, Geoffrey Roberts, i cili gjatë paraqitjes së deklaratës përmbyllëse kundërshtoi pretendimet e Prokurorisë se komunikatat e UÇK-së kishin dy qëllime si udhëzime që u jepeshin komandantëve të zonave që të shënjestronin bashkëpunëtorët, por shërbenin edhe si paralajmërim për kundërshtarët e mundshëm dhe ata aktualë.
Ai para trupit gjykues hedh poshtë pretendimet e Prokurorisë se komunikatat kanë qenë thelbi i “ndërmarrjes të përbashkët kriminale”.
“Selimi nuk ka pasur asnjë rol në përgatitjen e këtyre dokumenteve. Provat në vetvete nuk e mbështetesins ekzistencën e një plani të përbashkët për të shënjestruar në mënyrë të paligjshme oponentët. Argumenti kryesor i Prokurorisë është që komunikatat kishin një qëllim dykahësh: ishin si udhëzime që u jepeshin komandantëve të zonave që të shënjestronin bashkëpunëtorët, por shërbenin edhe si paralajmërim për kundërshtarët e mundshëm dhe ata aktualë. Megjithatë, asnjë nga këto qëllime nuk mbështetet as me logjikë dhe as me provat e prokurorisë“, tha ai.
Avokati, Roberts, argumentet e Prokurorisë për “ndërmarrjen e përbashkët kriminale” i quajtur të pabazuara dhe tërësisht spekuluese.
“Argumentet e Prokurorisë lidhur me ‘ndërmarrjen e përbashkët kriminale’ nuk kanë logjikë, nuk janë në përputhje, janë të pabazuara pavarësisht fjalëve që thonë prokurori që mbështetet në fajin për shkak të njohjeve, përgjegjësinë penale, por këto janë tërësisht spekuluese, të pabazuara dhe nuk mund të mbështeten në deklarata publike dhe në pretendime që në fakt nuk i maskojnë pasaktësitë e tyre”, tha ai.
Avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, tha se Selimi si inspektor i përgjithshëm nuk ftohej në takimet e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe se ai nuk ka qenë mbi drejtoritë.
Ai gjatë parashtrimeve përmbyllëse foli edhe për fjalimin në varrimin e mësuesit Halit Geci, ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës doli për herë të parë publikisht.
Mbrojtja e Selimit tha se ka qenë fjalim klasik propagande në rrethanat e kohës dhe se i njëjti reflekton shënimet e Selimit për rezistencë kundër armikut.
Këtë ai përmendi për të treguar pretendimet e ZPS-së lidhur me këtë fjalim të mbajtur në varrimin e mësuesit Halit Geci.
Ekipi mbrojtës i Rexhep Selimit do të vijojë edhe ditën e nesërme me paraqitjen e deklaratës përmbyllëse.
Në Gjykatën Speciale pasdite ka nis shpalosjen e fjalës përmbyllëse ekipi mbrojtës i ish-deputetit, Rexhep Selimi. Avokati i tij, Geoffrey Roberts deklaroi se klienti i tij është tërësisht i pafajshëm dhe se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dështuar të vërtetojë krimet e pretenduara.
Robert në hyrje të shpalosjes së fjalës përmbyllëse tha se “ndryshe nga prokuroria ata nuk kanë asgjë për të fshehur lidhur me natyrën dhe përmbajtjen e provave të tyre”.
“Selimi është tërësisht i pafajshëm për secilin prej krimeve të pretenduara në aktakuzë siç e ka vërtetuar mbrojtja në mënyrë të gjerë në dosjen përfundimtare. ZPS thjesht nuk ka arritur të përmbush detyrimin e saj për të vërtetuar asnjërën prej këtyre krimeve të pretenduara përtej dyshimit të arsyeshëm kaq është dhe kjo është çështja jonë me pak fjalë qëndrimi jonë…ZPS duhet të paraqes që janë koherent edhe relevante dhe dëshmi për t’i dëshmuar pretendimet kundër Selimit përtej dyshimit të arsyeshëm në të gjitha këto aspekte ZPS ka dështuar ta bëjë këtë në mënyrë më se të qartë“, tha ai.
Në seancën e sotme mbrojtja e Kadri Veselit e përfundoi paraqitjen e deklaratës përmbyllëse të cilën e nisi ditën e mërkurë. Ndërsa, fjalën përmbyllëse tashmë e kanë përfunduar ekipi mbrojtës i ish-presidentit, Hashim Thaçi, Zyra e Prokurorit të Specializuar, si dhe mbrojtja e viktimave.
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nga e hëna kanë filluar deklaratat përmbyllëse të palëve në procesin më të madh gjyqësor në Hagë.
Deklaratat përmbyllëse kanë filluar me Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ku kryeprokurorja Kimberly Ëest ka kërkuar nga 45 vjet burgim për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin
Avokati i Rexhep Selimit pyet: A ishte Adem Jashari pjesë e “ndërmarrjes së përbashkët kriminale”?!
Ekipi mbrojtës i Rexhep Selimit nisi deklaratën përfundimtare në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Avokati Geoffrey Roberts tha se Rexhep Selimi është i pafajshëm për secilën pikë të aktakuzës.
Ai tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dështuar tërësisht, siç u shpreh ai, në individualizimin e veprave të Selimit.
Avokati i Selimit tha se nuk ka asnjë dëshmi se klienti i tij ka shkruar komunikata dhe nuk ka as bazë për t’ia atribuar këto përgjegjësi të akuzuarve.
Më tej, ai tha se Prokuroria mbështetet në vlerësime jorelevante.
Teksa foli për pretendimet për “ndërmarrje të përbashkët kriminale”, avokati i Selimit pyeti: “A ka qenë zotëri Adem Jashari pjesë e ‘ndërmarrjes së përbashkët kriminale?”.
Mbrojtja: Selimi është i pafajshëm
Avokati i Selimit, Geoffrey Roberts, në fillim të fjalës tha se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë asnjë nga krimet që i ngarkohen klientit të tij.
“Selimi është tërësisht i pafajshëm për të gjitha krimet në aktakuzë. ZPS-ja thjesht nuk ka arritur të provojë asnjë prej këtyre krimeve të pretenduara. Kaq është dhe ky është qëndrimi ynë”, tha ai./rel
Mbrojtja: Veseli është tërësisht i pafajshëm
Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon, kërkoi që klienti i tij të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat, në të kundërtën tha se do të ishte “një padrejtësi e madhe”.
“Veseli meriton një vendim të drejtë dhe të duhur ai duhet të lirohet dhe të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat. Nëse ndodh e kundërta, do të ishte një padrejtësi e madhe”, tha Dixon në fund të fjalës përmbyllëse.
Sipas tij, Veseli është tërësisht i pafajshëm dhe Prokuroria nuk ka arritur të konfirmojë asnjë akuzë.
“Dhe, nga ana tjetër ka shumë pika që mund të vërtetojnë që klienti im është tërësisht i pafajshëm. Ne parashtrojmë që parashtrimi i prokurorisë të hidhet krejtësisht poshtë”, tha ai.
Dixon tha se 155 viktimat e përfshira në këtë rast meritojnë “të gjejnë paqe dhe qetësi”, por shtoi se është gabim që ZPS-ja të ndjekë persona si Veseli, për të arritur qëllimin që të sjellë “qetësi shpirtërore për viktimat”.
Pas mbrojtjes së Veselit, gjatë ditës do të nisë paraqitjen e deklaratave përmbyllëse mbrojtja e Rexhep Selimit./rel
Dixon kundërshton pretendimin se komunikatat e UÇK-së mbështeteshin në informacione nga Veseli
Avokati i Veselit, Dixon tha se ZPS-ja pretendon se komunikatat e UÇK-së mbështeteshin në informacionet e inteligjencës të dhëna nga klienti i tij.
“Nuk ka asnjë pikë prove” për këtë pretendim, tha Dixon.
Ai tha se pretendimi për të krijuar lidhje mes komunikatave dhe Veselit është e vetmja mënyrë që ai të lidhet me krime.
“Por, kjo është një mënyrë dëshpëruese e ZPS për të fajësuar klientin tim dhe nuk jep asnjë provë”, tha Dixon.
Sipas tij, ZPS pretendon ta lidhë Veselin me komunikatën 80, që tha se u lëshua në qershor 1999, kur, sipas Dixonit, Veseli nuk ishte më në krye të shërbimit zbulim-kundërzbulim të UÇK-së.
Mbrojtja flet për SHIK-un
Avokati i Veselit, Rodney Dixon, tha se ZPS-ja ka ngatërruar deklaratat e bëra në intervista pas luftës të Veselit për Shërbimin Informativ të Kosovës, duke i paraqitur si deklarata të bëra për shërbimin zbulim-kundërzbulim të UÇK-së.
Ai tha se ZPS thotë se Veseli kishte udhëhequr aparatin për identifikimin e kundërshtarëve, por Dixon argumentoi se në një intervistë të vitit 2011, kur Veseli ishte marrë në pyetje nga prokurorë, ai fliste për SHIK-un dhe vitin 2000 dhe drejtoritë e këtij shërbimi.
Dixon tha se ZPS pretendon se SHIK-u ka qenë funksional që nga viti 1999, por pretendoi se nuk ka asnjë provë që ky shërbim të ishte funksional asokohe, dhe vetëm kah fundi i këtij viti “nisën të lëviznin gjërat” për këtë çështje.
Avokati i Veselit tha se ky shërbim u krijua pas luftës.
“Provat na tregojnë se gjatë luftës ishte e pamundur ta krijoje këtë strukturë. Trajtimet dhe kontaktet jashtë vendit e ndihmuan në strukturën e mëparshme. Pas Rambujesë, Veseli u largua nga posti i tij si shef i shërbimit ushtarak G2, pranë UÇK-së, dhe bëhet fjalë prill 1999 dhe u bë kreu i SHIK-ut civil. Pra SHIK ishte pjesë e Qeverisë [së përkohshme]”, tha Dixon.
Dixon: S’mund të injorohet se çfarë ka bërë Serbia – dëshmitë serbe të shikohen me kujdes
Në deklaratën e tij përmbyllëse, avokati Rodney Dixon i cili përfaqëson Kadri Veselin, u shpreh se ZPS-ja nuk po e kryen punën e saj siç duhet.
Dixon, mes tjerash, u shpreh se duhet vlerësuar lartë angazhimi i Kosovës ndaj drejtësisë, njofton Dukagjini.
“ZPS-ja në vend që të ketë bërë punën e vet në mënyrë të drejtë – ZPS-ja thjesht ngre një cështje të vetëm njërës anë të konfliktit dhe nuk e bënë punën e vet sic duhet. Mendoj i nderuari gjykatës që është e rëndësishme theksohet se Kosova e ka nisur dhe e ka mbështetur këtë gjykatë ndërkombëtare. Kosova është një vendi i vogël ndërkohë që ngjarjet që mbulon kjo çështje gjyqësore kanë ndodhur 25 vite më përpara ndërkohë që procesi gjyqësor nuk është se ndiqet shumë jashtë Kosovës”.
“Megjithatë, në një peizash ndërkombëtar që përfshinë shtete që atashohen me gjykatat ndërkombëtare dhe është e rëndësishme që të theksohet se Kosova ka dhënë mbështetjen e plotë. Kështu që për këtë arsye angazhimi i Kosovës ndaj drejtësisë duhet të përgëzohet dhe duhet të jepet roli që meriton në shtete dhe në kombe të ndryshme në botë dhe duhet të sigurohet respektimi i sundimit të ligjit”, deklaroi Dixon.
Mes tjerash, Dixon u shpreh se nuk mund të injorohet ajo se çfarë ka bërë Serbia në Kosovë dhe se ata nuk kanë qenë thjesht “dele që kalonin gjatë natës”.
“Siç e ka kam theksuar edhe më herët në aspektin inelektual nuk është e ndershme dhe nuk mund të anashkalohen politikat serbe dhe dominini serb ndërkohë nëse vlerësohet se UCK-ja në thelb ka pasur të njëjtën politikë dhe të njëjtën kohë të thuash që ka shkuar në drejtim tjetër dhe për këtë arsye duhet të shihet konsteksti më i gjerë i zhvillimeve. Ju nuk mund të injoroni atë e çfarë ka bërë Serbia sikur Serbia të ishin thjesht dele që kalonin gjatë natës – ky është rast klasik i përdorimit të dy standardeve të ndryshme nga ZPS-ja”, tha ai.
Avokati i Veselit: Pati dëshmitarë që kanë gënjyer nën betim
Avokati i Veselit vazhdon pretendimet kundër Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).
“Dëshmitarët e thirrur nga ZPS-ja janë thirrur për pohimin e vërtetësisë të qëndrimit të saj. Por, në të njëjtën kohë ne kemi parë që ZPS-ja ka sulmuar dëshmitarë dhe kemi pasur persona të vërtetë prej të cilëve ZPS-ja nuk ka marrë përgjigje, derisa gënjeshtarëve u ka dhënë mundësi për t’i dhënë përgjigjet e tyre. Kështu që, si është e mundur që gjykata të mbështetet në pjesë të caktuara të dëshmitarëve për të dhënë vendim fajësie përtej dyshimit të arsyeshëm, ndërkohë që për të tjerët thuhet se nuk mund të besohen për asnjë aspekt? Ka pasur persona që kanë gënjyer nën betim, duke mos e thënë të vërtetën”, ka deklaruar Dixon.
Avokati i Veselit: Mund ta imagjinoni si ndjehet klienti im në burg, plot ankth
Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon ka deklaruar se Prokuroria në Hagë po bën akrobaci në rastet kur s’ka prova kundër klientit të tij.
Sipas tij kjo është shqetësuese pasi është në kundrështim me gjykatat në të kaluarën dhe tani.
“Prokuroria bën akrobaci në rastet e saj kur nuk ka prova kundër klientit tim dhe është pikërisht kjo që në fakt të shqetëson tej mase, dhe kjo është në kundërshtim me traditat me gjykatat. Mund ta imagjinoni si ndjehet klienti im në burg, plot ankth në një çështje që mund të përceptohet si e vërtetë vetëm pse argumenti është vendosur këtu”, deklaroi Dixon.
Mbrojtja e Veselit: Kur s’ka prova, s’mund të ketë shpallje fajësie
Mbrojtja e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli ka vazhduar kritikat ndaj Zyrës së Prokurorit të Specializuar edhe të enjten, duke theksuar se nuk ka fakte se Veseli ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Shtabin e Përgjithshëm sa ishte jashtë shtetit.
Avokati i tij, Rodney Dixon, ka ritheksuar se ZPS-ja nuk ka fakte për akuzat që ka ngritur kundër Veselit, derisa ka shtuar se viktimave u duhet drejtësia, por drejtësi “e bazuar në të vërtetën dhe në realitetin”.
“Me synimin që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë është e nevojshme të mos sakrifikohet e vërteta, duhet të mbrohen të pafajshmit dhe gjykatat tona duhet të jenë gjykata me integritet, pavarësisht nëse u duhet mbi 5 vjet apo më gjatë për të arritur deri te përcaktimi i së vërtetës, siç ndodh këtu”, ka thënë Dixon në ditën e dytë të deklaratave përmbyllëse.
Sot nisi dita e katërt e deklaratave përmbyllëse në rastin kundër ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Gjykatën Speciale, me seli në Hagë.
Kadri Veselin e përfaqëson avokati Rodney Dixon.
Ai i ka nisur deklaratat e para përmbyllëse dje dhe i vazhdon sot deri në orën 13:00.