​Mbrojtja: Selimi të shpallet i pafajshëm, kërkesa për 45 vjet burgim e paprecedent

Avokatja, Furtuna Sheremeti, pjesë e ekipit mbrojtës të Rexhep Selimit, kërkoi që klienti i saj të shpallet i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës. Sheremeti dënimin e kërkuar nga Prokuroria prej 45 vijetësh e quajti të paprecedent.

“Nuk ka prova që të mbështesin fajësinë për asnjërën prej pikave të akuzës për Selimin. Duhet të shpallet pafajësia dhe nuk mund të flitet për masë dënimi. Megjithatë, nëse trupi gjykues arrin në masën e dënimit, pala do të flasë për kërkesën e pazakonshme të Prokurorisë. Prokuroria kërkon 45 vjet për secilin prej të akuzuarve, duke u bazuar në rregullën 163 (4) dhe me një masë dënimi të përbashkët, duke trajtuar totalitetin e pretenduar të sjelljes si një justifikim….Kërkesa e Prokurorisë është shproporcionale dhe e paprecedent në rrethana të kësaj çështjeje që nuk është provuar. Një dënim 45 vjeçar praktikisht është një dënim me jetë. Ky nuk është proporcional, është dënim simbolik që shfaqet si një masë dënimi”, tha ajo.

Avokatja, Sheremeti tha se asnjë viktimë e pretenduar nga Prokuroria nuk ka pësuar nga Selimi.

“Dosja përfundimtare e ZPS-së ka 24 impakte të viktimave. Dëmi i përshkruar tregon një dëm që nuk do ta kishte pësuar asnjë person. Megjithatë, asnjë prej këtij dëmi nuk të çon tek Selimi. I vetmi rast kur përmendet Selimi është në dëshminë e dëshmitarit ë04644 dhe kjo përmendje e shkurtër nuk ka të bëjë me keqtrajtim, dhunë apo ndonjë formë të dënimit. Përkundrazi, dëshmitari përshkruan se si e ka parë Selimin, se ksi ishte ardhur me një xhip dhe e ka shoqëruar vjehrrin e dëshmitarit nga kjo skenë pa pasur ndonjë pretendim të një abuzimi”, tha ajo.

Back to top button