Një kopertinë që bëri histori ashtu si dhe përmbajtja e diskut

Një kopertinë që bëri histori ashtu si dhe përmbajtja e diskut

Më 1 qershor të vitit 1967 do të publikohej albumi “Sgt. Pepper’s”, i konsideruar si kryevepra e katërshes nga Liverpuli, The Beatles. Me rastin e përvjetorit të atij që konsiderohet si albumi më i mirë i të gjitha kohërave, ka dalë një dokumentar.

Një kopertinë që bëri histori ashtu si dhe përmbajtja e diskut. Bëhet fjalë për “Sgt. Pepper’s Lonely Hearts Club Band”, albumi i Beatles i publikuar më 1 qershor të vitit 1967, ekzaktësisht 50 vite më parë.

Albumi është rikthyer në treg në një version të rinovuar deluxe dhe në më 2 qershor, nëpër kinema del dokumentari “The Beatles: Sgt Pepper & Beyond”.

Materiali filmik rrëfen 12 muajt më të rëndësishëm të bandës angleze, kurse versioni i ri i albumit ofron një miks stereo të këngëve, të punuara nga Giles Martin, djali i George i cili u zhduk vitin e shkuar. Tingulli i albumit është rinovuar./21Media