Gjatë javës së kaluar, ATK-ja ka shqiptuar 13 gjoba

Gjatë javës së kaluar, ATK-ja ka shqiptuar 13 gjoba

Administrata Tatimore e Kosovës- përkatësisht Divizioni i Lojërave të Fatit, gjatë javës së shkuar nga vizitat e rregullta në teren, por edhe nga informacionet e pranuara nga qytetarët ka zhvilluar 30 aktivitete, ku si rezultat janë mbyllur 11 lokale të lojërave të fatit, të cilat aktivitetin e tyre e kanë zhvilluar duke mos ju përmbajtur kritereve të Ligjit për Lojërat e Fatit.

Nga parregullsitë e konstatuara janë lëshuar 13 gjoba, në vlerë 54 mijë euro, përveç gjobave janë konfiskuar edhe 2 pajisje të kësaj veprimtarie.

“Divizioni i Lojërave të Fatit, do të vazhdoj me aksione të tilla në çdo kohë, bazuar në autorizimet që i jep Ligji Nr.04/L-080, për Lojërat e Fatit. Gjithashtu, i bëjmë thirrje qytetarëve që të raportojnë në ATK,  rastet për të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit jashtë ligjshme.”, bëhet e ditur në komunikatën e ATK-së./21Media