Mbyllen çerdhet publike dhe private
13 Korrik 2020
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të pezullojë përsëri punën e çerdheve publike dhe private për shkak të situatës me Covid-19.
“Në vazhdim të masave tjera të luftimit dhe parandalimit të COVID-19, Qeveria ka pezulluar veprimtarin e çerdheve publike dhe private”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Mbyllja e të gjitha institucioneve shkollore në mars ishte bërë pak para se të regjistroheshin rastet e para me Covid-19 në vend./21Media