Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e para të xhiros së nëntë te Superligës së Kosovës në futboll.

Me fillim nga ora 14:00 u ballafaquan Arbëria – Drita dhe Feronikeli – Llapi.

Drita e ka mposhtur Arbërinë me rezultat minimal 0-1, me golin e vetëm të realizuar nga Alidemaj në minutën e 45’.

Ndërsa në ndeshjen tjetër, Feronikeli doli fitues përball Llapit, po ashtu me rezultat minimal 1-0 ndërsa golin e realizoi Hoxha në minutën e 54’.

Drita pozicionohet në vendin e dytë me 16 pikë, kurse Feronikeli në vendin e shtatë me 10 pikë.