U kompletua sot xhiro e 22-të e Superligës së Kosovës me dy ndeshjet e zhvilluara nga ora 13:00, ku u ballafaquan Arbëria me Feronikelin dhe Drenica me Gjilanin.

Feronikeli ka siguruar një fitore të pastër më rezultat 3-0 ndaj Arbërisë. Golat për mysafirët u realizuan nga Malaj dhe Kojacevic.

Ndërsa, Drenica dhe Gjilanin i ndanë pikët pasi rezultati final i ndeshjes ishte 0-0.