Universitetet në Shqipëri do të nisin mësimin me 2 nëntor sikundër ishte parashikuar por online.

Vendimi është marrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, nisur nga rastet e shtuara të infeksioneve me Covid 19. Mësimi në distancë do të vijojë të paktën për një muaj deri në një vendim të dytë.

Në këtë situatë edhe Aulat dhe Konviktet do të jenë të mbyllura gjatë kësaj kohe.

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, njoftoi gjithashtu se Komiteti po vlerëson mbylljen  e bareve dhe kafeneve në zonën e Bllokut në Tiranë pas orës 22:00, duke qenë se konstatohet një vatër rreziku i madh i mundshëm nga grumbullimet në atë zonë sidomos gjatë orëve të natës.

“Askush nuk e do një mbyllje të dytë, por nëse përkeqësohet situata do të jenë të pashmangshme masat e tjera shtrënguese. Bëhuni pjesë e zgjidhjes duke respektuar rregullat” deklaroi Rakacolli./oranews