Kanë përfunduar tri ndeshjet e Superligës së Kosovës të zhvilluara sot, ndeshje këto të vlefshme për xhiron e shtat të kampionatit kosovar të futbollit.

Skuadra nga Suhareka, Ballkani, nuk ka të ndalur dhe e sot e ka mposhtur edhe Dritën, me rezultat 2-0. Të dy golat për vendasit u realizuan nga sulmuesi në top formë, Mirlind Daku në minutat 19’ dhe 76’.

Në ndeshjen tjetër, Feronikeli ka pësuar humbje nga Prishtina me rezultat minimal 1-2., ndërsa Gjilani dhe Trepça janë ndarë baraz me rezultat 0-0.

Ballkani vazhdon ta kryesojë renditjen tabelare me 19 pikë të mbledhura, tetë më shume se sa Prishtina në vendin e dytë.