Çerdhja Publike “Gëzimi Ynë ” në Fushë-Kosovë është  mbyllur përkohësisht pasi që  gjashtë  punëtorë të  këtij institucioni kanë  rezultuar pozitiv me Covid-19.

Siç njofton Komuna e Fushë  Kosovës, çerdhja do të  mbetet e mbyllur deri sa të  krijohen rrethana të  reja të  favorshme pune.

“Sipas rekomandimit të IKSHP-së për shkak të sigurisë së fëmijëve dhe stafit të punëtorëve jemi të detyruar të mbyllim çerdhen nga data 03 dhjetor deri me 20 dhjetor 2020. Për çdo njoftim apo vendim tjetër rreth kësaj çështjeje do të njoftoheni me kohë. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj prindër të nderuar.”, thuhet në  njoftim./21Media