Për shkak të infeksioneve me koronavirus, Drejtoria e Urbanizmit e Komunës së Prishtinës do të jetë e mbyllur me përjashtim të rasteve urgjente.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Njoftohen qytetarët se gjatë kësaj jave, Drejtoria e Urbanizmit do të jetë e mbyllur, përvec për raste urgjente. Kjo për shkak të numrit të lartë të zyrtarëve që kanë rezultuar pozitiv ose janë me simptome. Ju falënderojmë për mirëkuptim”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./21Media