Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se nga nesër, me datë 16.07.2020, komuna e Mitrovicës në veri do të mbyllet për shkak të rasteve të reja me COVID-19, të paraqitura tek zyrtarët e kësaj komune.

“Meqenëse Qendra për Regjistrimin e Automjeteve dhe Qendra për Pajisje me Dokumente ndodhen në objektin e komunës, MPB i njofton qytetarët se që nga nesër, nuk do të ofrohen shërbimet për Regjistrimin e Automjeteve, deri në hapjen e komunës, meqenëse shërbimet e regjistrimit të automjeteve nuk mund të kryhen në komunat tjera, për shkak të taksës komunale. Ndërsa, shërbimet për pajisje me dokumente mund të bëhen në të gjitha komunat tjera më të afërta. Shpresojmë në mirëkuptimin e qytetarëve.”, thuhet në njoftim./21Media