Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar masat e reja për të parandaluar përhapjen e Covid-19 në Kosovë.

Në to përfshihet mbyllja e shërbimeve të gastronimisë nga  sot  (06/11/2020) në ora 20:00 deri 09/11/2020 (e Hëne) në orën 05:00.

Këto dhe masat e tjera që i ndërmori qeveria janë në vijim:

Ndalohet veprimtaria e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë (restorantet, kafiteritë dhe të ngjashme)  në tërë territorin e Republikës së Kosovës, prej orës 20:00, më 06/11/2020 (e Premte) deri më 09/11/2020 (e Hëne) në orën 05:00, përveç:

1.1         Furrave të bukës, barnatoreve, marketeve të vogla, pompave të derivateve.

1.2  Institucionet shëndetësore  publike dhe private për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale.

1.3 Për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhimin e COVID 19 (menaxhmenti dhe personeli esencial qeveritar dhe komunal në sektorët e shëndetësisë, sigurisë dhe administratës shtetërore).

1.4         Operatorët ekonomik dhe transporti i lirë i mallrave/shërbimeve për të siguruar funksionimin e furnizimit.

Pezullohen paragrafët 7,8,11,12,13,14,20  e vendimit të qeverisë të datës 01.11.2020 deri në kohën e përcaktuar sipas dispozitivit 1 të këtij vendimi.

Obligohet Policia e Kosovës të bëjë kontroll rigoroz në zbatim të masave, vendimeve dhe Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë në territorin e Republikës së Kosovës;

Për të gjithë shkelësit e këtyre masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore konform Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës;

Numri i rasteve me Covid-19 po rritet dita në ditë në Kosovë, vetëm brenda 24 orëve të fundit janë konfrimuar.728 raste të reja dhe 12 raste të vdekjes./21Media