Ballkani ka lëshuar në fund një fitore me rikthim ndaj Gjilanit, pasi ka barazuar 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll dhe me këtë barazim Drita është bërë  kampion i këtij sezoni.

Golat për skuadrën e Ismet Munishit në këtë ndeshje i shënuan Mirlind Daku dhe Jetmir Topalli, ndërsa për vendasit realizuan Kushtrim Shabani dhe Keita Razak.

Me këtë barazim, Gjilani e sheh veten në pozitën e dytë me 65 pikë, ndërsa Ballkani në të tretin me 64 pikë.