Ndeshja hapëse e javës së gjashtë të Superligës së Kosovës,  Arbëria – Ballkani, ka përfunduar me rezultat të papritur.

Ndeshja filloi me një ritëm të shpejtë dhe me lojë të hapur nga të dy skuadrat, por goli i parë u realizua vetëm në minutën e 35’ kur Hasani i kaloi vendasin në epërsi.

Në pjesën e dytë, Ballkani u rikthye në lojë me golin e Dakut në minutën e 52’, ndërsa Kryeziu e riktheu epërsinë e Arbërisë në minutën e 67’ për 2-1.

Megjithatë, Ballkani nuk u ndal me kaq dhe realizoi dy gola të shpejtë me anë të Thaçit dhe Dakut për t’ia siguruar tre pikë skuadrës së Ismet Munishit dhe rezultatin 2-3.

Krejt në fund të ndeshjes, Ermal Krasniqi realizoi një super gol nga distanca për rezultatin përfundimtar 2-4.