​Mbyllet me tre gola të shënuar pjesa e parë e ndeshjes Kroaci-Kanadë

Kanë përfunduar me tre gola të realizuar pjesa e parë e ballafaqimit ndërmjet Kroacisë dhe Kanadës në “Khalifa International Stadium”.
Me të filluar ndeshja, përkatësisht në minutën e dytë të saj, Kanada kaloi në epërsi 1-0 me golin e realizuar nga Davies, duke i lënë të shtangur yjet e Kroacisë.
Por, pas golit të shpejtë të pësuar, kroatët filluan ta marrin kontrollin e lojës, gjë e cila edje solli rezultate shumë të mira në dhjetë minutat e fundit të pjesës së parë.
Andre Kramaric fillimisht barazoi rezultatin në minutën e 36’ duke shënuar për 1-1, kurse për ta përmbysur epërsinë e kanadezëve u përkujdes sulmuesi Marko Livaja me golin e tij në minutën e 44’.
Pjesë e grupit F janë edhe Maroku dhe Belgjika.

Back to top button