Për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Federata e Futbollit të Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë organizuar një ndeshje futbolli ndërmjet veteranlve të të dy kombëtareve.

Kjo ndeshje u zhvillua në stadiumin 2 Korriku në Prishtinë ku morën pjesë emra si Erion Bogdani, Armend Dallku, Alban Bushi, Altin Lala, Muharrem Sahiti, Eroll Salihu, Sheremet Isufi, Arsim Plepolli, Haxhi Zeka etj.

Ndeshja e zhvilluar në kushte shumë të mira atmosferike u mbyll la fitues dhe rezultati ishte 0-0.

I pranishëm për ta përcjellë nga afër këtë ndeshje ishte edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi.