Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot do të mbyllet për qarkullim rruga “Ilaz Kodra” deri te kryqëzimi me rrugën “28 Nëntori” dhe “Isa Boletini”.

“Rruga “Ilaz Kodra” deri te kryqëzimi me rrugën “28 Nëntori” dhe “Isa Boletini” (te Termokosi) do të jetë e mbyllur për qarkullim të trafikut, të Mërkurën, 15 korrik prej orës 07:00 – 17:00”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Komuna shton se në këtë kohë do të kryhen punimet në asfaltimin e kësaj rruge./21Media