Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se Qendra e Mjekësisë Familjare në Kijevë  është mbyllur sot përkohësisht, për shkak se disa punëtorë shëndetësorë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Sipas tyre, rezultatet e punëtorëve shëndetësorë janë konfirmuar sot nga IKSHPK, ndërsa punëtorët shëndetësorë, tani e disa ditë kanë qenë në vetizolim.

Mirëpo për shkak të sigurisë është sugjeruar mbyllja e QMF-së, derisa të përfundoj testimi i punëtorëve tjerë shëndetësorë dhe të krijohen kushte për kryerjen e shërbimeve shëndetësore. Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me COVID-19 në Malishevë, kërkon nga të gjithë qytetarët e kësaj ane, që për disa ditë, shërbimet shëndetësore ti kryejnë në QKMF në Malishevë”, thuhet në njoftim.