Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që ndaloi veprimtarinë e shumë bizneseve në vend për vikend   Ministria e Shëndetësisë ka marrë një vendim tjetër, për shtatë komuna ku gjendja paraqitet më e rëndë me COVID-19.

Qytetarët në komunat Prishtinë, Fushë-Kosovë, Gjilan, Obiliq, Gjakovë, Podujevë dhe Shtimje nuk do të mund të kenë hyrje dalje.

Këto masa do të vlejë prej sot nga ora 20.00 deri në orën 05.00 të së hënës.

Aktualisht në teren janë ekipet e RTV21 ku në hyrje të Prishtinës shihen shumë vetura duke u kthyer në Prishtinë./21Media