Shkolla fillore “Faik Konica” në Prishtinë për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19, është mbyllur. Nga java e ardhshme nxënësit e kësaj shkolle mësimit do t’i kthehen online deri në një vendim tjetër.

Vendimi është bërë i ditur të premten nga vetë shkolla në faqen zyrtare në Facebook.

Bëhet e ditur se pesë mësimdhënës dhe dy nxënës kanë rezultuar pozitivë në COVID-19./21Media