Një tjetër shqiptar nga Kosova ka humbur jetën duke pushuar në Shqipëri.

Viktima e radhës është regjistruar këtë të hënë rreth orës 13:00, në lagjen nr.13, Plazh në Durrës.

Shtetasi kosovar R.B., 60 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Tre shtetas nga Kosova mbi 70 vjec kanë ndërruar jetë në 10 ditët e fundit në Velipojë dhe Durrës, kryesisht si pasojë e infarktit kardiak në kohën kur janë future për tu larë./vizionplus