Reperi i njohur Kreshnik Fazliu- Mc Kresha, është bërë baba për herë të parë.

Rep-artisti ende nuk e ka bërë të ditur lindjen e vajzës, megjithatë lajmin e bëri të ditu babai i Erzinës.

“Mirë se erdhe në jetë IZA!💝💖💗 Jeta yte qoft e uruar nga ZOTI, veç me të mira, por edhe stuhit e jetës kurrë mos të lakofshin.💝💖💗💗”, ka shkruar Ximi Shehu.

Vajza e reperit 35 vjeçar e cila ka lindur është pagëzuar me emrin Iza, shkruan rtv21.tv.

Kreshnik Fazliu dhe Erzina Shehu kanë kurorëzuar dashurinë e tyre vitin e kaluar, me një ceremoni larg medieve./21Media