Kandidati për presidenti i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka falënderuar mësuesin e tij, Bajram Çekaj i cili përmes një videoje thotë se Haradinaj ka kontribuar shumë për Kosovën e lirë dhe për këtë arsye ai duhet të udhëheqë me shtetin.

“Si President i Kosovës do të vihem në mbrojtje të vendit dhe do tu shërbej qytetarëve, si Bajram Çekaj ish-mësuesi im, një burrë shembull i cili më formoi dhe frymëzoi në fëmijërinë time si dhe një nëne si Nushe Ramosaj, e cila humbi vajzën e saj Fetneten, dy vite më parë”, shkruan Haradinaj, në mbishkrimin e kësaj videoje.

Fetnetja, siç thotë Ramush Haradinaj, ishte një nga gratë më të guximshme që takova në jetën time dhe një nga luftëtaret më të guximshme për lirinë tonë.

“Do të jem President për njerëz si ta dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka përfunduar ai.