Komuna e Prishtinë ka njoftuar se rruga “Ilaz Kodra” do të mbyllet më 15 korrik për shkak të punimeve.

“Rruga “Ilaz Kodra” deri te kryqëzimi me rrugën “28 Nëntori” dhe “Isa Boletini” (te Termokosi) do të jetë e mbyllur për qarkullim të trafikut, të Mërkurën, 15 Korrik prej orës 07:00 – 17:00. Në këtë kohë do të kryehen punimet në asfaltimin e kësaj rruge”, thuhet në komunikatën e Komunës së Prishtinës.