Spanja njoftoi hapjen e kufijve me shtetet e zonës Schengen duke filluar nga 21 qershori.

Më herët ishte njoftuar hapja e tyre më 1 korrik. Ndërkohë Portugalia do të hapet më datë 1 të muajit të ardhshëm.

Të gjithë turistët që hyjnë në Spanjë duhet të karantinohen për 14 ditë. Vetëm në ishujt Balearic, turistët nuk duhet të karantinohen. Ajo do të çelë sezonin turistik duke filluar nga nesër.

Deri më tani numri i të infektuarve në Spanjë është mbi 244 mijë, ndërsa janë shëruar rreth 150 mijë persona, kurse janë regjistruar 27 mijë e 136 viktima.