Më 25 janar mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni e Veriut
21 Dhjetor 2020
Mbledhja e përbashkët ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut do të mbahet më 25 janar 2021 në Shkup.
Lajmin për mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive e ka bërë të ditur sot zëvendëskryeministrja, Albulena Balaj-Halimaj.
Ajo ka thënë se është diskutuar për të gjitha temat për të cilat do të bisedohet në këtë mbledhje, marrëveshjet që kanë ngecur dhe marrëveshjet e reja që do të nënshkruhen./21Media