Ja kur fillon stinori pranveror

Ja kur fillon stinori pranveror

Bordi Ekzekutiv i Federatës së Hendbollit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën janë marrë disa vendime me rëndësi.

Bordi ka vendosur që ceremonia Sportisti i Vitit 2019 të mbahet më 30 janar në “Sheshin 21” në Prishtinë.

Viti 2019 cilësohet historik nga Federata e Hendbollit e Kosovës dhe më të mirët do të nderohen në ceremoninë e 30 janarit që fillon në ora 17:00.

Është vendosur edhe për fillimin e stinorit pranveror.

Në Superligën e meshkujve edicioni pranveror fillon më 15/16 shkurt, kur fillon edhe edicioni në Superligën e hendbollistëve.