Më 9 qershor konferenca përgatitore për gjykim të Salih Mustafës

 

Më 9 qershor në Hagë do të mbahet konferenca përgatitore për gjykimin në rastin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Këtë e ka bërë të ditur Gjykata Speciale në faqen e saj zyrtare.

Sipas tyre, konferenca pritet të fillojë në orën 09:00.

Ndryshe, Mustafa ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në Hagë.

Aktakuza kundër Mustafës u konfirmua më 12 qershor.

Aktakuza e ngarkon Mustafën me “përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare”./21Media

Back to top button