Dy persona janë arrestuar dje në Gjilan pasi që të njëjtit dyshohen se kanë djegur me benzinë një veturë.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismat Hashani.

“Me datën 24 tetor 2020 rreth orës 22.17 në stacionin policor në Gjilan ishte paraqitur rastit “Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm ” i ndodhur ne fshatin Bresalc. Persona te panjohur kishin ndezur me benzin veturën e llojit Golf III, ngjyre e kaltër me targa 06 pronë e ankuesit po nga ky fshat”, ka thënë Hashani.

Sipas Policisë, pas një pune hetimore operative mirë të organizuar njësitet e hetimeve te stacionit policor të Gjilanit më 31 tetor 2020 kanë arrestuar të dyshuart B. S.(1983) si i dyshuari kryesor i cili është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe janë gjet prova të qëndrushme se ai e ka kryer këtë vepër në tërsi, i ndihmuar nga i dyshuari tjetër E.K., (1998) të dyshuarit me vendim teë prokurorit ndalohen në mbajtje për 48 orë në qendrën e ndalimit.

Hashani ka treguar për rtv21.tv se për momentin motivet e këti rasti janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës njësitet e hetimeve të stacionit Policor në Gjilan./21Media