30 minuta ushtrime në ditë ulin rrezikun e vdekjes së parakohshme për 17%

30 minuta ushtrime në ditë ulin rrezikun e vdekjes së parakohshme për 17%

Qëndrimi ulur çdo ditë nuk është i mirë për shëndetin tonë, por shumë pak njerëz janë të vetëdijshëm për rrezikun që shkakton ai dhe se si mund të shmanget lehtë.

Studimi i fundit tregon se madje edhe pak kalori të djegura nga aktivitetet mund të ndikojnë me të madhe në përmirësimin e gjendjes shëndetësore.

Vetëm gjysmë ore aktivitet fizik ditor mund të “shkatërrojë” një ditë qëndrimi ulur në zyre, tregon studimi i Universitetit Kolumbia, në të cilin morën pjesë 7.999 persona të moshës mbi 45-vjeç gjatë periudhës së monitorimit të aktivitetit të tyre ndërmjet viteve 2009 deri 2013.

Gjatë monitorimit është regjistruar sasia dhe intensiteti i aktivitetit fizik dhe është përcjellë shkalla e vdekshmërisë dhe rreziqeve shëndetësore.

Sipas këtij studimi, 30 minuta ushtrime në ditë ulin rrezikun e vdekjes së parakohshme për 17%. Nëse pjesëmarrësit do të praktikonin vrapimin ose biçikletat, rreziku nga vdekja e parakohshme do të ulej për 35%.

Mos e humbni besimin në veten tuaj, bëni ndryshime të vogla, shënoni çdo sukses dhe mos hiqni kurrë dorë, pasi çdo hap llogaritet.