Sot në mesditë, Policia e Kosovës i ka gjetur një personi të dyshuar një granatë dore.

Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë në Rajonin e Prishtinë, ka thënë për rtv21.tv se rasti ka ndodhur në Bresje të Fushë Kosovës.

“Është raportuar sot rreth orës 14:45 një rast kanosje në Bresje të Fushë Kosovës. Policia ka dal në vendin e ngjarjes, ka arrestuar një person të dyshuar të cilit i është gjetur një granatë dore. Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet tjera sipas procedurave ligjore”, ka thënë Hoxha./21Media