Me këngët e tij, mbrëmë u kujtua Muharrem Qena

Me këngët e tij, por të performuara nga muzikantë të skenës alternative mbrëmë u kujtua njëri nga artistët më të mëdhenj të kulturës në Kosovë, Muharrem Qenën.
Në 16 vjetorin e ndarjes nga jeta të artistit, në Qendrën e Kulturës “Alternative Defy Them” u mblodhën familjarë, adhurues të muzikës së tij, pjesëmarrës të komunitetit artistik dhe shumë artdashës. Fjalën e morën Liburn Jupolli, këshilltar i ministrit Çeku dhe Rebeka Qena vajza e artistit.
Në këtë ngjarje të pranishmit shijuan perfomancat e muzikën që ai la pas, ndërsa u vlerësua lartë krijimtaria e tij artistike dhe kontributi që ka dhënë në fushën e kulturës.
Muharrem Qena gjithë jetën ja kushtoi artit. Krijimtaria e tij vazhdon të inspirojë gjeneratë pas gjenerate./21Media

Back to top button