Shyhrete Behluli ka zbuluar se kënga e saj kushtuar vuajtjeve të shqiptarëve që jetojnë në Turqi “Jam shqiptar” do publikohet nesër në ora 18:00.

Këtë këngë ajo e solli në bashkëpunim me këngëtarin turk Sinan Akçil, shkruan rtv21.tv

Shyhretja në një intervistë për mediat turke ka thënë se kjo këngë bart një mesazh për gjithë të rinjët që nuk e kuptojnë gjuhën shqipe por janë shqiptar e jetojnë në Turqi.

Në lidhje me këtë këngë ajo ka falënderuar Sinanin për bashkëpunimin, siç tha ajo Sinani ishte i duhuri për ta përcjellë mesazhin e saj./21Media