Me këtë histori fillon sezoni i dytë i serialit ‘’Pasionet e fshehta’’

Javën tjetër do fillojë sezoni i dytë i serialit “Pasionet e Fshehta”.  Sezoni i dytë i serialit sjell një brez të ri aktorësh të cilët përballen me një krim tragjik që ka të bëjë me vdekjen e një personi, ky krim padyshim se trondit tërë familjen.
Ky serial po rikthehet pas gati dy dekadash me vazhdimin e historisë që magjepsi shikuesit midis tetorit 2003 dhe korrikut 2004 në transmetimin e tij të parë.
Në rrjetet sociale aktorët e serialit kanë publikuar imazhe të reja që përmes tyre pak nga pak po zbulojnë pjesë të veçanta nga xhirimet e serialit.
Sezoni i dytë i serialit “Pasionet e Fshehta” do të rikthejë yjet si: Mario Cimarro, Danna Garcia, Juan Alfonso Baptista, Natasha Klauss dhe Paola Rey. Gjithashtu do të bashkohen edhe Zharick Leen, Kristina Lilley, Carmenza Gonzalez dhe Tatiana Jauregui e gjithashtu do t’i bashkohen aktorët Bernardo Flores, Sebastian Osorio dhe Juan Manuel Restrepo.
Më 14 shkurt do fillojë sezoni i dytë i serialit “Pasionet e Fshehta”. /21Media

Back to top button