Liderët e mëdhenj duken gjithmonë të qetë përgjatë situatave të vështira apo të papritura

Liderët e mëdhenj duken gjithmonë të qetë përgjatë situatave të vështira apo të papritura

Shumica prej nesh kemi mungesë të aftësisë për të qëndruar të qetë atëherë kur më së shumti duhet – në situata të rënda për çfarëdo arsye.

Shkenca neurologjike së fundi ka gjetur se qëndrimi i matur nën presion është një aftësi që të gjithë mund ta mësojnë.

Ngadalësoni frymëmarrjen për menaxhim të presionit

Numëroni prej 1 deri në 10, ngadalë dhe thellë.  Frymëmarrjet e thella ju sjellin më shumë oksigjen mushkërive, rrjedhimisht sistemit tuaj të qarkullit të gjakut. Kështu ju i tregoni trupit dhe trurit tuaj se nuk ka nevojë që edhe më tutje të rrisni intensitetin e reagimit apo luftës suaj.