"Dy njerëz që janë të jashtëzakonshëm"

“Dy njerëz që janë të jashtëzakonshëm”

“Falja” është projekti i fundit muzikor që Blero ka sjellë në bashkëpunim me Gasso X Fissi. Kënga është publikuar në fillim të muajit shkurt dhe deri tani ka arritur mbi 1 milion klikime në Youtube, shkruan rtv21.tv

Pas suksesit të këngë “Falja”, Blero pritet që nesër në ora 19:00 të publikojë bashkëpunimin me këngëtaren, Teuta Selimi.

Blero aktiv po tregohet edhe në rrjetin social Instagram me publikimin e fotografive të ndryshme nga puna dhe përditshmëria e tij.

Së fundmi, Blero ka ndarë me ndjekësit një fotografi në të cilën shihet e fejuara e tij, Afrona dhe fotografi i njohur Fadil Berisha.

“Dy njerëz që janë të jashtëzakonshëm Afrona Dika dhe Fadil Berisha. Njëri është shembull për Shqiptari, kurse tjetra është shembull në dashni dhe respekt. Përveç asaj është shembull i edukatës dhe zemrën ma të pac që e ka, unë s’kam mbërri me njoft njeri me shpirt ma të pact se ty Afrona Dika”, ka shkruar Blero krahas fotos.

Ndryshe, Blero dhe Afrona ka kohë që janë fejuar, ndërsa dashurinë e tyre me martesë do ta kurorëzojnë në shtator të vitit 2019./21Media