Tuna mjaft tërheqëse

Tuna mjaft tërheqëse

Këngëtarja Altuna Sejdiu-Tuna është ndër artistet më të dashura për publikun. Në këto ditë të qershorit, që temperaturat po arrijnë deri në 37 gradë Celcius, artistja ka gjetur kohë për pushime.

Ajo për ndjekësit e saj të shumtë në rrjete sociale po publikon imazhe të shumta.

Së fundmi, Tuna në instagram ka publikuar disa foto të “nxehta”, në të cilat ka shfaqur linjat e saj trupore, shkruan rtv21.tv

E veshur në bikini dhe me flokë të lëshuara, Tuna ka tërhequr vëmendjen me imazhet e fundit të publikuara në instagram për 479 mijë ndjekësit e saj.

Në imazhet e hedhura në instagram, Tuna ka marrë pëlqime dhe komente të shumta.

Altuna Sejdiu-Tuna është martuar në janar të vitit 2017 me Patris Berishën, ndërsa është bërë nënë e djalit, Tianit, më 2 maj të vitit 2017. Ndërsa, sa i përket karrierës, “A don hala” në bashkëpunim me Yll Limanin është kënga më e klikuar e albumit të ri të Tunës, “Fortuna”./21Media