Limoni është një produkt i shkëlqyeshëm kur vjen puna te pastrimi! Për ta larguar aromën e keqe nga mikrovala, ju duhet ta mbushni një enë me ujë. Ndani limonin në gjysmë, shtrydhni lëngun e limonit në ujë, dhe vendosni edhe gjysmat tjera në mikrovalë.

Duhet ta lini në mikrovalë për rreth 5 minuta. Pas kësaj periudhe mos e hapni derën e mikrovalës, por le të qëndrojë brenda edhe për disa minuta.

Pastaj duhet ta largoni këtë përbërës dhe ta pastroni mikrovalën./21Media