Për herë të parë me kancer ishte diagnostikuar në vitin 2015

Për herë të parë me kancer ishte diagnostikuar në vitin 2015

Aktorja amerikane,  Shannen Doherty në një intervsitë ka njoftuar se i është rikthyer kanceri. Ylli i njohur për rolin e Brendas për herë të parë ishte diagnostikuar me kancer të gjirit në vitin 2015, ndërsa pas terapisë intensivenë vitin 2017, mjekët kishin konstatuar se qelizat kanceroze ishin eliminuar.

Lajmin për rikthimin e kancerit ajo e kishte marrë në fillim të vitit të kaluar,por,  ajo e ka mbajtur të fshehur deri më tani.

“Kanceri më është kthyer dhe prandaj jam këtu. Është një moment i hidhur në shumë mënyra. Jam e tmerruar jam shumë e frikësuar”, ka thënë Doherty në intervistën për ABC News.

48-vjeçarja ka treguar ajo tani ka kancerin e gjirit në fazën e katërt. /21Media