Rep-artistja e njohur kosovare, Tayna ka ndarë një kujtim nga fëmijëria e saj.

Në rrjetin social Instagram, ku numëron mbi 1 milion ndjekës, Tayna ka publikuar një foto kur ishte 3 vjeçare si dhe një foto të shkrepur si 23 vjeçare.

“Mbi të gjitha mos lejo moshën të të shuajë zjarrin e fëmijës që ke brenda vetes”, ka shkruar Tayna krahas postimit.

Ndryshe, “Qe Qe” është projekti i fundit muzikor i Taynës, i publikuar më 20 gusht, i cili deri tani në Youtube i ka mbi 15 milionë klikime./21Media