Myslimanët anë e kënd botës sot festuan Fitër Bajramin. Ndonëse kësaj here po festohet më ndryshe për shkak të pandemisë, mesazhe të shumta nuk po mungojnë nga emra të njohur të skenës.

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Shkurte Fejza publikoi një fotografi të bukur në Instagram të cilën e shoqëroi me një urim për besimtarët e fesë islame.

“Me fat Bajrami, miresi e begati ne familjet tuaja!”, ka shkruar këngëtarja krahas fotografisë.

Për shkak të pandemisë Covid-19, nuk është organizuar falja e Fitër Bajramit në xhamitë e Kosovës./21Media