Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve(KQZ), Valdete Daka, në konferencën e dytë për zgjedhjet lokale në Podujevë e Mitrovicë veriore, ka njoftuar mbi procesin zgjedhor deri në orën 11:00.

Për katër orë në Podujevë kanë votuar 8.27% e votuesve të përgjithshëm, ndërsa në veri të Mitrovicës kanë votuar 12.62% të votuesve. Sipas Dakës, në Zgjedhjet Lokale të vitit 2017 në Podujevë, deri në të njëjtën orë kishin votuar 7 mijë e 658 votues apo 9.1%.

Ndërsa, në komunën e Mitrovicës së Veriut në Zgjedhjet Lokale të vitit 2017, deri në të njëjtën kohë kishin votuar 3 mijë e 324 votues apo 15.2%.

Konferenca e radhës është në orën 15:30 dhe ka të bëjë lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor deri në atë kohë si dhe pjesëmarrjen në votime deri në orën 15:00

Daka tha se procesi zgjedhor është duke u zhvilluar normalisht dhe se nuk ka pasur lajmërim për parregullsi gjatë votimit./21Media