Me pesë medalje të fituara, ekipi i xhudos niset drejt atdheut

Ekipi kosovar i xhudos i ka përfunduar garat në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, ku ka fituar pesë medalje.
Trajneri i xhudos, Driton Kuka sot ka informuar se ekipi po niset drejt Kosovës.
“Drejt atdheut …Pesë medalje për Kosoven! Ekipi do ec tutje drejt Lojërave Olimpike #Paris2024”, ka shkruar Kuka në Facebook, me ç’rast ka publikuar edhe një fotografi me xhudistët.
Në Lojërat Mesdhetare, ekipi kosovar i xhudos ka fituar pesë medalje, tri të arta dhe dy të bronzta.
Medalje të arta në “Oran 2022” kanë fituar: Distria Krasniqi, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka. Ndërsa, medalje të bronzta kanë fituar: Akil Gjakova dhe Flaka Loxha./21Media

Back to top button