Me baladat dhe këngët ritmike që solli që nga fillimi i karrierës së saj muzikore, Yllka Kuqi bëri për vete gjithë publikun shqiptar.

Përveç zërit unik, Yllka pëlqehet edhe për stilin dhe paraqitjet e saj skenike, shkruan rtv21.tv

Së fundmi, këngëtarja nga Gjakova rrëmbeu vëmendje me  veshje kombëtare edhe plis në kokë.

Kujtojmë se në muajin shkurt, Yllka dhe bashkëshorti i saj Astriti u bënë prindër për herë të parë, të vajzës që e pagëzuan me emrin Luiza./21Media