Me pushkë në thes e kokainë në lokal, arrestohen tre persona

 

 

Policia ka goditur dy raste në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe atë të shpërndarjes së lëndëve narkotike, si dhe përshtatjes së lokalit për përdorim të lëndëve narkotike.

18-vjeçari R.Ll, u arrestua në kushtet e flagrancës fshatin Shpat Rovë në Tiranë, pasi u kap duke qarkulluar me një armë zjarri pushkë që e mbante të fshehur në një thes.

Ndërkohë, u arrestuan shtetasit V. K., 24 vjeç dhe R. Ç., 30 vjeç, si dhe u referuan materialet për shtetasin K. D., pasi në Bathore, në rrugën “Demokracia”, në lokalin në pronësi të 24-vjeçarit, shtetasit R. Ç dhe K. D., janë konstatuar duke pirë lëndë narkotike të llojit kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit R. Ç, 30 vjeç, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit B. Ll., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, në ngarkim të shtetasit R. Ç, për veprat penale“Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, dhe shtetasin V. K., për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge’’./oranews

Back to top button