Më së shumti po votohet në komunat me shumicë serbe

 

Deri në orën 15:00 më së shumti kanë dalur të votojnë qytetarët e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në komunën e Zubin Potokut kanë votuar 63.32% e qytetarëve, në komunën e Zveçanit pjesëmarrja e votuesve deri në orën 15:00 është 60,33%, në Ranillug 43,89%, në Mitrovicën Veriore, 55,23%, ndërsa në Shtërpcë, 42,15%.

Në këtë link mund t’a ndiqni përqindjen e pjesëmarrësjes së qytetarëve në Zgjedhje.

Qytetarët e Republikës së Kosovës me të drejtë vot  sot nga ora 07:00 deri në orën 19:00, do të kenë mundësi për të votuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Të drejtë vote kanë 1 milionë e 794 mijë e 862 qytetarë, ndërkaq, numri i fletëvotimeve që janë shtypur është 1.617.200 fletëvotime./21Media

Back to top button